Ylli i Superligës tashmë është lojtar i lirë

Genc Hamiti tashmë është lojtar i lirë pas largimit nga Drenica.

28-vjeçari ka një përvojë të madhe në elitën e futbollit kosovar, ku ka luajtur për skuadra të ndryshme si: Prishtina, Hajvalia, Ferizaj dhe së fundmi Drenica.

Me skuadrën drenicase mesfushori në total  ka luajtur 69 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 5 asistime.

Në stinorin vjeshtor, Hamiti ka luajtur në 5 ndeshje me skuadrën nga Skenderaj, duke dhuruar 3 asiste.

Hamiti është futbollist i cili mund të luaj si mesfushor i djathtë, por dhe si trekuartist falë aftësive shumë të mira teknike.

Tashmë kanë arritur në drejtim të futbollistit dy oferta serioze nga dy skuadra të Superligës, por futbollisti është i hapur dhe për oferta tjera.

\RTV-Okarina\