Vjosa Osmani pjesë e konferencës virtuele ndërkombëtare më rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Me rastin e 70 vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe njëherit fillimit të Kryesisë gjermane të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sot u.d. Presidentja, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në konferencën virtuele ndërkombëtare më rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ku sipas saj, është mirë që Konventa nuk ka mbetur e ngrirë në kohë, porse nëpërmjet praktikave gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur t’i përshtatet rrethanave.
“Edhe pse mbetet i pakontestueshëm fakti që kjo Konventë paraqet dokumentin më të rëndësishëm e më të suksesshëm deri me tash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë, është̈ fatkeqësi që Kosovës nuk i lejohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Në Kosovë, Konventa është e zbatueshme drejtpërdrejt me nenin 22 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Mirëpo, është vërtetë jo e drejtë që Kosova ende nuk është anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ngaqë një gjë e tillë përbën në vete shkelje të të drejtave të njeriut përmes mohimit të të drejtës për qasje në drejtësi për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar u.d. Presidentja.

 

Gjithashtu në konferencën ndërkombëtare e cila po i vazhdon punimet, pjesëmarrës janë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, udhëheqësi i zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut etj./Rtv Okarina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *