Vasfije Krasniqi pas votimit në SHBA: Kjo fotografi është plot shpresë dhe forcë që të mos dorëzohemi!

Sot, Vasfije Krasniqi e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në SHBA. Ajo ka njoftuar se e ka kryer obligimin e saj qytetarë duke thënë se para se të jetë demokrate ose republikane ajo është shqiptare.
‘Unë bëra votim të hershëm, por para se të jem republikane apo demokrate jam një shqiptare dhe gjithmonë do të luftoj për popullin tim. Kjo fotografi është plot shpresë dhe forcë që të mos dorëzohemi’, ka shkruar Vasfije Krasniqi.

Vasfije Krasniqin e njohin të gjithë si një grua guximtare dhe motivuese për të gjithë gratë e dhunuara gjatë luftës. Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gratë e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *