Skënderajt i shtohen edhe 280 drunj dekorativ!

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari nepërmjet një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka treguar se qytetit të Skënderajt i janë shtuar edhe 280 drunj dekorativ.
Sipas Kryetarit të Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari gjatë qeverisje 3-vjeqare i ka kushtuar fokus të veçantë mjedisit, duke bërë largimin e deponive ilegale, shtimin e mirëmbajtjen e veçantë, duke i kushtuar vemendje hapësirave të gjelbërta në mjedisin tonë të përbashkët.


Për më shumë shikoni postimin e plotë të Jasharit:

”Qytetit tonë të dashur nga sot do t`i shtohen edhe 280 drunj dekorativ

Sot së bashku me stafin tim, bëmë mbjelljen e drunjve dekorativ në parkun “Idriz Rreci”, në Skenderaj.
Fokus të veçantë që nga koha kur kam ardhur në krye të komunës, jam duke i kushtuar mjedisit duke bërë largimin e deponive ilegale dhe shtimin e mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta në mjedisin tonë të përbashkët.

Me investime e punë konkrete po i japim pamjen e merituar qytetit tonë!”/RTV-Okarina

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *