Përurohet salla sportive më kushte moderne në SHMT “Anton Çeta”!

Sot u përurua salla sportive moderne e shkollës së mesme teknike, “Anton Çetta”, e cila sallë është financuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me vlerë investimit prej 320 mijë euro.

Përurimin e kësaj salle e ka bërë Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku më deputetin Bekim Haxhiu, Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe stafin e shkollës “Anton Çeta”.
Jashari ka deklaruar se salla të tilla do të ketë edhe në shkollat e tjera të Komunës së Skënderajt.
“Salla të tilla ditëve në vijim do të përurojmë dhe në shkolla tjera, duke përfshirë shkollën fillore “Shaban Jashari”, në Skenderaj si dhe “Abedin Rexha” ne Turiçec”.
Kjo sallë është investim i Ministrisë së Arsimit, të cilën Bekim Jashari e ka falënderuar për këtë investim më interes për të nxënësit e kësaj shkolle.

“Me këtë rast falënderova Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për mbështetjen e vazhdueshme në realizmin e projekteve të tilla si dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu për futjen e këtij projekti në buxhetin e shtetit, përmes amendamentit të ligjit mbi buxhetin”.

Në fund, Bekim Jashari i ka uruar të gjithë nxënësit dhe po ashtu dhe kolektivin e kësaj shkolle për ndërtimin e kësaj salle duke bërë po ashtu thirrje që të ruajmë e kujdesemi për këtë sallë dhe kështu të mendojmë edhe për gjeneratat që vijnë./Rtvokarina /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *