Osmani: Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, e ka shprehur konsideratën e saj për mediat profesionale e të guximshme.

Në llogarinë e saj në “facebook”, ajo i ka inkurajuar gazetarët ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase sipas saj, liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.

“Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit”.

 

 

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon”.

“Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”.

 

\RTV-Okarina\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *