Osmani: Duhet ta kthejmë trendin, në mënyrë që mjekët tanë ta shohin perspektivën këtu

 

 

Presidentja Vjosa Osmani, për shkak të Ditës Botërore të Shëndetit ka mbajtur një takim me një grup studentësh të mjekësisë.

Ata kanë prezantuar aktivitet e tyre me studentët e rinj, trajnimet e organizuara për ta dhe përpjekjet që ikja e kuadrit mjekësor jashtë vendit të mos jetë opsion.

Presidentja Osmani ka theksuar se investimi në arsim e shëndetësi duhet të jetë prioritet. Në këtë kontekst, ka përmendur se ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për Kosovën.

 

 

“Duhet ta kthejmë trendin, në mënyrë që mjekët tanë ta shohin perspektivën këtu”, ka thënë Presidentja Osmani.

Për këtë arsye, Presidentja Osmani ka theksuar se duhet të përqendrohemi nga kjo sferë, në mënyrë që kuadrot shëndetësore të mbeten në Kosovë.

/RTV-Okarina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *