Njoftohen qytetarët për aktivitetin protestues për fyerjet ndaj UÇK-së dhe për përkrahjen e çlirimtarëve që ndodhen në Hagë

 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇk-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, njofton qytetarët se me datë 12.06.2021 (e shtunë), ora 11:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktiviteti protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇk-së dhe në përkarahje të çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në dhomat e specializura në Hagë.

 

 

“Këtë përvjetor të Ditës së Çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral dhe njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre.

 

 

Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë.”, shkruhet mes të tjerash në njoftim e tyre.

 

\RTV-Okarina\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *