Nga e hëna rikthehen në shkolla këto cikle të nxënësve

 

Sot, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj.Arbërie Nagavci, zyrtarë të Ministrisë dhe drejtorë komunal të arsimit kanë mbajtur mbledhjen në të cilën janë diskutuar përgatitjet e periudhës së tretë të vitit shkollor 2020/21.

Nagavci i ka njoftuar drejtorët e arsimit për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të procesit mësimor, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja anti COVID-19, sipas të cilit prej datës 12-16 prill 2021, mësimi me praninë fizike të fëmijëve në institucionet edukative arsimore do të organizohet për edukimin e hershëm dhe arsimin fillor, që përfshinë:

Niveli zero (çerdhet dhe kopshtet), klasa përgatitore që mbajnë mësim në shkolla fillore, si dhe klasat 1 deri 5, duke respektuar rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen nga COVID-19.

 

 

Ndërkaq për klasat 6 deri 9 nga shkollimi i mesëm i ulët, si dhe klasat 10 deri 12 nga shkollimi i mesëm i lartë, mësimi do të mbahet me platformat online, ku edhe duhet të realizohen përgatitjet e duhura për periudhën e tretë të vitit shkollor 2020/2021.

 

/RTV-Okarina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *