Me 19 korrik mbahet ankand i radhës i letrave me vlerë

 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 korrik 2021 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

 

 

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

 

\RTV-Okarina\

Leave a Reply

Your email address will not be published.