Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon mbështetje nga Qeveria

 

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka njoftuar që sot u takuan me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, me të cilin diskutuan lidhur me pozitën financiare të vendit dhe gjendjen e prodhuesve gjatë pandemisë Covid-19.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë takimit parashtruan disa kërkesa konkrete sa i përket sektorit të prodhimit, dhe u kërkua mbështetja e Qeverisë për fuqizimin e këtij sektori, si njëri ndër bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit.

 

 

Gjithashtu gjatë takimit u përmenden edhe masat e domosdoshme për formalizimin e ekonomisë dhe zbatimin e ligjit, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në tërheqjen e investimeve, bilancin tregtar dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

\RTV-Okarina\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *