Keto janë vendimet qe janë marrë nga mbledhja e 45-të e Qeverisë se Kosovës!

Sot është mbajtur mbledhja e 45-të e Qeverise se Kosovës, në krye me Avdullah Hotin si kryeministër, ku janë miratuar disa vendime të rendësishme.

Këto janë disa nga vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

-Ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vazhdimin e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.
-Vendimi sipas të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet që Kuvendit, në pajtim me procedurat, t’i procedojë kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e anëtarëve jo ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, dhe vendimin e aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, janë aprovuar kriteret për financim të projekteve të komunave nga programi “Për pajisje të teknologjisë informative, avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja”.

 

Gjithashtu kabineti qeveritar është informuar me Raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2020. Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është dokument ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore për zbatimin e masave afatshkurtra nën përgjegjësitë e tyre. Qeveria si mekanizëm qendror kombëtar është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të MSA-së dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshjeje./RTV-Okarina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *