Jashari viziton familjen e dëshmorit Kadri Kuliqi, për fatin e të cilit ka 22 vite që nuk dihet asgjë

 

Sot, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, vizituan familjen e dëshmorit, Kadri Kuliqi, për fatin e të cilit fatkeqësisht  nuk dihet asgjë tash e 22 vite.

Para familjes së dëshmorit, Jashari vlerësoi lartë kontributin e dëshmorit Kadri Kuliqi dhe gjithë dëshmorëve, në çlirimin e vendit.

 

 

Njëkohësisht theksoi që si shtet dhe shoqëri nuk duhet të ndalemi asnjëherë së kërkuari përgjegjësi nga shteti serb për të pagjeturit.

 

\RTV-Okarina\

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *