Infektologu Izet Sadiku tregon kur mund të shpallet mbyllja e pademisë

 

Vaksina anti-Covid 19 duket se ka filluar të jap efektet e saj në botë.

Shteti i Norvegjisë e ka shpallur të mbyllur pandeminë pasi ka disa javë që nuk ka asnjë rast të ri.

Infektologu kosovar, Izet Sadiku në një prononcim për T7 tregoi se kur mund të shpallet një pandemi e mbyllur.

 

 

“ Në qoftëse për 28 ditë nuk ka asnjë rast, atëherë mund të konsiderohet shpallja për mbylljen e pandemisë”, tha ai.

Në Kosovë ka rënie të rasteve, por ende gjatë këtij viti nuk ka qenë ndonjë ditë me 0 raste. Me 24 maj të vitit të kaluar ishte dita e fundit me 0 raste brenda 24 orëve në Kosovë.

IKShPK lajmëroi dje se në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste të reja me Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *