Igball Jashari bëhet pjesë e listës “Kosova U17”

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje, ku pjesë e listës është edhe nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, Igballi.

Dardanët e rinj do t’i kenë dy takimet miqësore gjatë këtij muaji.

Djelmoshat e përzgjedhësit do të ndeshen me Bullgarinë më 14 e 16 prill.

Abazi tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, e cila është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.

E veçanta e kësaj liste është se është ftuar edhe nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, Igballi.

Igballi luan te ekipi FC Kurda, ekip që menaxhohet nga ish-lojtari Mehmet Kurda dhe nga ku kanë dalë shumë emra të njohur të futbollit të Kosovës.

Ndryshe, nisja e Dardanëve të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill.

\RTV- Okarina\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *