Identifikohen dy shqiptarë në Kizhevak, Osmani ka disa fjalë për Beogradin

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Twitter” një artikull rreth raportimeve të identifikimit të dy shqiptarëve të Kosovës, në varrin masiv të gjetur në Serbi.

Osmani ka theksuar se nuk ka asnjë familje të vetme në Kosovë që s’është prekur nga krimet e tmerrshme të Serbisë.

“Pikërisht për këtë arsye sa herë që shohim lajme si këto, të gjithë ndiejmë dhimbjen e familjeve të përfshira. Ne kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për drejtësi dhe së kërkuari vendndodhjen e personave tanë të zhdukur”, ka shkruar ajo.

 

 

Ndryshe, ekspertët ndërkombëtarë kanë konfirmuar identitetin e dy shqiptarëve të Kosovës nga lufta e viteve 1998-1999 të cilët u gjetën të varrosur së bashku me të tjerë në një varr masiv në një minierë të hapur në Kizevak, Serbi.

Vlen të theksohet se varri masiv i gjetur në Kizevak është vendi i pestë i tillë që është zbuluar në Serbi që nga fundi i luftës në Kosovë 22 vjet më parë.

/RTV-Okarina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *