Humbë jetën një person gjatë një aksidenti në Skënderaj!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, para pak minutave në profilin e tij në facebook ka njoftuar se gjatë një aksidenti në rrugën Runik – Klladernicë ka humbur jetën një person më inicialet XH. H.
Gjatë këtij aksidenti ka pësuar lëndime të rënda edhe një person tjetër, i cili sipas informatave që ka marrur Bekim Jashari nga QKM-Skenderaj, është dërguar në Spitalin regjional në Mitrovicë, ku gjendja e tij është shumë e rëndë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i ka shprehur ngushëllime familjës Hasani dhe i ka uruar shërim të shpejtë personit të lënduar gjatë këtij aksidenti.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit:

“Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor  në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.  Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar.

I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë.

Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani nga fshati Klladernicë.

Njëkohësisht bëj apel tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *