Haradinaj drejtuar Kurtit dhe Osmanit: Vaksinat të sigurohen nga SHBA-të

 

Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani, që këta të fundit të sigurojnë vaksinat nga SHBA-ja.

Në një konferencë për media, lideri i AAK-së ka treguar se ai ende nuk e ka marrë vaksinën, edhe pse kishte pasur ofertë nga Tirana zyrtare.

 

 

“Unë se kam marrë vaksinën. Në Shqipëri më kanë lut me marr, por jo, se kam marrë. Do të pres kur të vaksionohen 2/3 e popullit. Por nuk e shoh zgjedhje që me shku mjekët, mësuesit e gjithë ne mu vaksionu, duhet t’iu sjellim vaksinat këtu. Duhet me kërku ndihmën e amerikanëve, përpos çka bën Evropa.  Amerika ka një bazë ushtarake dhe ata munden me ndihmu…”, ka deklaruar ai.

\RTV- Okarina\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *