Gripi i shpendëve i afrohet Shqipërisë

Gripi i shpendëve i afrohet Shqipërisë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 793 qytetarë, një person ka vdekur dhe 346 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 793 qytetarë, në këto bashki: 493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër etj.

Janë 13.786 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv një qytetare nga Tirana 77-vjeçe.

 

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 220.487 raste pozitive, prej tyre 203.460 janë shëruar, 13.786 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.241 pacientë./rtvokarina/