Familja Gashi ka dhuruar pako ushqimore për 16 familje në nevojë të Skenderajt

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari përmes një postimi në llogarin e tij në “facebook” ka bërë të ditur se sot, Fehmi dhe Lendita Gashi, vëlla e motër nga Krysheci i Skenderajt kanë dhuruar pako ushqimore për 16 familje në nevojë të Komunës sonë, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Jashari ka falendëruar familjen Gashi për përkrahjen e dhënë familjeve në kushte jo të mira ekonomike në komunën tonë.

Postimi i plotë:

Fehmi dhe Lendita Gashi, vëlla e motër nga Krysheci i Skenderajt kanë dhuruar pako ushqimore për 16 familje në nevojë të Komunës sonë, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në emër të qytetarëve të komunës sonë falënderoj familjen Gashi për përkrahjen dhënë familjeve në kushte jo të mira ekonomike në komunën tonë.

Bashkë për njëri-tjetrin!

/RTV-Okarina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *