Falsifikuan para, arrestohen nga Policia e Kosovës

 

 

Policia e Suharekës më 6 prill 2021, pranoi një informacion nga një punëtore e bankës se janë deponuar para të falsifikuara më vlerë 200 euro në kartëmonedha nga 20 euro (10×20).

Hetuesit sapo e morën informacion, filluan me profilizimin dhe identifikim e personit të dyshuar dhe pas hetimeve të kryera ndaluan dy persona të dyshuar për këtë rast.

Të dyshuarit me inicialet E.M i lindur në vitin 1974 dhe A.M i lindur në vitin 1975, u arrestuan në afat prej 48 orëve.

 

 

Në lidhje me rastin në fjalë u informua edhe prokurori i shtetit i cili e lëshoi aktvendim për arrestim.

Policia e Kosovës është duke punuar me përkushtim për të parandaluar veprat penale të falsifikimit të parasë. Në rajonin e Prizerenit dhe në Suharekë kohëve të fundit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme të parasë së falsifikuar, si dhe janë arrestuar disa të dyshuar në lidhje me ketë rast prandaj kërkohet nga qytetarët që të raportojnë të gjitha rastet e dyshimeve në lidhje me falsifikimin e parasë, Vepër penale e cila dëmton qytetarët dhe institucionet në aspektin ekonomik.

/RTV-Okarina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *