Bekim Jashari! Ushtria Çlirimtare nuk luftoi për fenë, luftoi për liri

 

Në një intervistë dhënë për gazetën online “Reporteri” në “Kanal 10”, kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, teksa u pyet se ç’mendim ka për fenë dhe a e praktikon atë, sqaroi detajisht keqkuptimet e shumta të ditëve të fundit që qarkulluan në mesin tonë kinse UÇK-ja luftoi pë fenë dhe jo kombin.

Jashari deklaroi që nuk është aspak kundër faktit që është musliman duke cituar që nuk është hera e parë që deklaron një gjë të tillë dhe për ta sqaruar publikisht për opinionin e gjerë që para të gjithave jemi shqiptarë dhe kemi të githë një komb.

“Nuk kam dëgjuar asnjëherë nga askush që ka pasur konflikte në mes një shqiptari katolik apo ortodoks dhe një shqiptari musliman.”, theksoi ndër të tjera Jashari.

Tutje, Jashari u pyet nëse agjeron Ramazanin dhe a e mban mend nëse kanë agjëruar Adem e Hamëz Jashari. Pa hezitim, Jashari deklaroi të vërtetën e praktikimit të fesë në familjen e tij, duke theksuar që praktikimi i fesë ishte tipik një islam tradicional dhe se mban mend që është agjeruar dhe është shtruar iftar në familjen e tij gjatë muajit të Ramazanit, e ka pasur raste kur edhe nuk kanë agjeruar, ashtu siç edhe citoi për veten e tij që ka gjithsej 11 Ramazana të agjeruar e ka raste kur edhe nuk agjeron.

 

 

Ndër të tjera Jashari tregoi edhe të vërtetën për gjyshin e tij, Shaban Jashari, i cili kishte kryer shkollën e Medreses, por që se praktikoi asnjëherë rolin e hoxhës.

Për ti dhënë fund polemikave të shumta që Jasharajt luftuan për fenë e jo lirinë, Jashari tregoi edhe të vërtetën që shumë organizata arabe që kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kanë premtuar që do ta mirëmbajnë komplesin për ta kthyer në një nga komplekset më të bukura në mbarë botën, me kushtin që në hyrje të tij të shkruhej që Jasharajt luftuan për fenë islame, por kjo nuk është pranuar kursesi, pasiqë familja e kryetarit Jashari dhe mbarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për kombin, luftoi për lirinë dhe luftoi që shqiptarët ta kenë një shtet të vetin.

“Familja ime dhe gjithë UÇK-ja luftuan për lirinë e vendit që të flenë të qetë më fëmijët e tyre dhe jo më frikën që të zgjohen në ora 5 të mëngjesit nga rrethimi i agresorit serb.”, tha ndër të tjera Jashari.

\RTV-Okarina\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *