Albulena Haxhiu emëron zëvendësdrejtorin e ri të Shërbimit Sprovues

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar me shkarkimin e zyrtarëve në këtë institucion.

Haxhiu ka shkarkuar Kadri Halitajn nga pozita e zëvendësdrejtorit të Shërbimit Sprovues, ndërsa në këtë pozitë ka emëruar Metije Ademin.

Në vendimin të cilin e ka siguruar Telegrafi, shkruan se ky vendim është marr në bazë të kompetencave që ka ministrja Haxhiu.

“E caktuara nga pika 1 e këtij vendimi, ushtron detyrat dhe përgjegjësit në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Zonja Metije Ademi, drejtore e Drejtoratit për lirim me kusht dhe programe në Shërbimin sprovues caktohet zëvendësuese e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit sprovues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *