1 rast i vdekjes dhe 11 raste të reja me Covid në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

 

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.

 

\RTV-Okarina\

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *